Max Verstappen me Red Bull triumfoi sot në garën e Çmimit të madh të Francës në Formula 1, zhvilluar në pistën e Le Castellet. Holandezi, që korri suksesin e tretë sezonal, arriti të fitojë falë një strategjie më të mirë, duke parakaluar Lewis Hamilton me Mercedes xhiron e parafundit.
Britaniku u klasifikua i dyti, ndërsa në vendin e tretë u rendit makina tjetër Red Bull, ajo e Sergio Perez. Ai la pas makinën tjetër Mercedes, atë të Valtteri Bottas. Një garë e vendosur nga strategjia e ndryshme që ndoqën dy pilotët e kreut, holandezi me dy ndalesa e britaniku me një.
Hamilton mori që në fillim kreun e garës, por Verstappen arriti ta parakalojë fillimisht pas ndalesës së parë në bokse dhe më pas në xhiron e parafundit. Gomat e reja që kishte holandezi bënë diferencën në fundin e garës. Zhgënjen Ferrari, në një garë anonime, duke mos grumbulluar dot asnjë pikë, pasi Sainz u rendit i 11-ti, ndërsa Leclerc i 16-ti.
Mirë u paraqit në këtë garë makina McLaren, me Norris dhe Ricciardo në vendet 5-6. Në zonën e pikëve edhe dy veteranët Alonso e Vettel. Për sa i përket renditjes së përgjithshme, Verstappen shkëputet 12 pikë në klasifikim ndaj Hamilton./IndeksOnline/
Vrasja e rëndë e vitit 2013 në Prizren, dënohet me 15 vjet b...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuari...
Rama nënshkruan deklaratën simbolike “18 vjet + 1 mundësi” m...
Shira të rrëmbyeshëm në Turqi/ Përmbytje masive në disa prov...
Aktakuza e PSRK-së: Togeri serb i Policisë së Kosovës akuzoh...
Verë e ngjeshur, Manchester United planifikon pesë përforcim...