“Palët janë në kërkim të akordit financiar. Gjasat janë që Mavraj të më bashkohet mua në Greqi”. Kështu paralajmëroi para dy ditësh Migjen Basha, mesfushori ynë kuqezi, i pyetur mbi mundësinë që Mërgim Mavraj të bëhej pjesë e Arisit të Selanikut, ku edhe ai u transrferua kësaj vere. Kjo gjë është zyrtarizuar pikërisht ditën e sotme, çka konfirmohet nga mediat greke.
Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare ka firmosur kontratë 2-vjeçare me klubin helen. Ja si shkruan “thessports.gr”: “Aris e vuri “qershinë mbi tortë”, sa iu përket përforcimeve të kësaj vere, duke siguruar marrëveshje me Mërgim Mavraj, i cili do të forcojë qendrën e mbrojtjes së verdhezinjve.
32-vjeçari është larguar së fundi nga Hamburgu, pasi luajti 18 ndeshje sezonin e kaluar me të. Ai ka veshur edhe fanellën e klubeve të tilla si Këln, Greuther Furth, Bochum dhe Darmstadt. Mavraj është lojtar i ekipit kombëtar të Shqipërisë që nga viti 2012, me 43 paraqitje dhe 3 gola, bashkë me shokun e ekipit të tij të ri tashmë, Migjen Basha”.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...