Mërgim Mavraj duket se së shpejti do të bëhet me skuadër të re.
Pasi shkëputi kontratën me klubin gjerman Hamburg, mbrojtësi shqiptar karrierën duket se do ta vazhdoj në Greqi.
Flitej për klubin e famshëm Aris Selanik, por duket se nuk janë vetëm verdhezinjtë.
Ka qenë vetë mbrojtësi shqiptar që ka folur për mediat greke rreth kësaj teme.
Mavraj ka konfirmuar se është në bisedime me disa klube, por që nuk ka përmendur emra.
“Momentalisht nuk mund të konfirmoj apo mohoj asgjë”.
“Nuk do të them nëse ka diçka përfundimtare, por duket se vendi juaj do të jetë më i shpejtë për arritjen e marrëveshjes”, i ka thënë Mavraj medieve greke.
Për shërbimet e qendërmbrojtësit kanë shprehur interesim edhe disa skuadra italiane dhe gjermane.
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...