Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë të interesuara që të sigurojnë shërbimet e mesfushorit të Juventusit, Blaise Matuidi, derisa Sami Khedira sot është parë në fushën e Arsenalit
Matuidi nuk është aktivizuar shumë me Juven derisa ata janë lidhur edhe me një transfer të Christian Eriksen në mesfushën e tyre.
Sipas Corriere di Torino, 32 vjeçari është duke u pëlqyer shumë nga United, të cilët mund ta humbasin Paul Pogban dhe pritet që ata të transferojë Sergej Milinkovic-Savic apo bruno Fernandes.
Megjithatë, gazeta shkruan që Djajtë e kuq përballen me garë nga PSG, për të cilën skuadër francezi luajti nga viti 2011 deri më 2017.
Në anën tjetër, Khedira sot është fotografuar në stdiumin Emirates Stadium gjatë ndeshjes për Emirates Cup të Arsenalit dhe Olympique Lyonnais.
Gianluca Di Marzio është i vetmi që ka shkruar se gjermani do të luan me Gunners sezonin e ri. /Express/
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...