Nemanja Matic u ka thënë të rinjve të Manchester Unitedit ta përmirësojnë nivelin e tyre të përqendrimit në ndeshjen e Premierligës kundër klubeve më të vogla.
Manchester Unitedi ka pasur sukses në ndeshjet e vështira këtë sezon, duke ia shkaktuar Jose Mourinhos disfatën e parë si trajner të Tottenham dhe duke e ndjekur këtë me fitore kundër Manchester Cityt, përderisa është edhe ekipi i vetëm që ka arritur t’i marrë pikë Liverpoolit këtë sezon në Premierligë, transmeton Gazeta Express.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer – që po luan pa lojtarë të rëndësishëm të ekipit të parë, si Nemanja Matic, Eric Bailly, Luke Shaë, Anthony Martial dhe Paul Pogba, për pjesën më të madhe të sezonit – ka pasur probleme kundër skuadrave më të vogla.
Manchester Unitedi ka dështuar ta mposhtë Bournemouthin, Sheffield Unitedin, Aston Villan dhe Evertonin në shtatë ndeshjet e fundit të ligës, përderisa më parë i kishte humbur ndeshjet kundër Neëcastle Unitedit, Ëest Hamit dhe Crystal Palace.
“E kam të vështirë ta sqaroj, por mendoj se ne e kemi një skuadër shumë të re. Kur luajmë kundër ekipeve të mëdha, si Liverpooli, Chlesea, City e Tottenhami, mendoj se këta lojtarë janë më të përqendruar”, ka thënë Matici.
“Mendoj se ata japin më shumë nga vetja në fushë, ndërsa, sipas meje, në ndeshjet e vogla nuk ndodh kjo gjë. Nëse ne arrijmë ta mbajmë nivelin e njëjtë të përqendrimit si në ndeshjet e mëdha edhe në ato të vogla, atëherë do të fitojmë më shumë ndeshje”.
“Siç e dini, jemi të pestit apo të gjashtit në tabelë dhe unë mendoj se kjo skuadër mund të bëjë më shumë sesa kaq”.
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...