Ministri i ri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, vizitën e tij të parë jashtë vendit në këtë detyrë e pati në Mynih të Gjermanisë, si pjesëmarrës në forumin më të rëndësishëm botëror të sigurisë, siç është Konferenca e Sigurisë së Mynihut.
Ai bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, shkëmbyen pikëpamje mbi nevojat për bashkëpunim të ngushtë me aleatët në përballje me sfidat rajonale dhe kontinentale të sigurisë.
“Në rendin botëror që po riformësohet pjesëmarrja jonë në MSC, si qeveri e Kosovës, bashkë me Kryeministrin Kurti dhe Ministrin e Mbrojtjes Maqedonci, ishte mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer pikëpamje mbi nevojat për bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë me aleatët në përballje me sfidat rajonale dhe kontinentale të sigurisë”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
Ndër të tjera, ai tha se forcimi i Kosovës si pjesë e Aleancës Perëndimore, sikurse edhe i çdo aleati veç e veç, do ta bëj aleancën veri-atlantike më të fuqishme kundrejt sfidave në këtë shekull të riformësimit gjeopolitik.
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave
Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...