Në ditën e fundit të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, zhvilloi takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Espen Barth Eide.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar që krijon marrëveshja EFTA, dhe fusha tjera me interes të përbashkët.
“Në takim u veçua sektori i ekonomisë, teknologjisë, energjisë, minierave dhe mineraleve dhe infrastrukturës. Kryeministri Kurti theksoi planet dhe projektet e mëdha kapitale të qeverisë gjatë këtij mandati të ri në infrastrukturë kritike, sportit dhe transportit, të cilat njëherësh paraqesin edhe mundësi për investitorë të huaj”, thuhet në njoftim.
Kurti shprehu mirënjohjen për miqësinë, kontributin dhe mbështetjen e Norvegjisë ndaj Kosovës dhe mbështetjen e Norvegjisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës./Arbresh.info

Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s