Marshi qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerëve që po gjykohen në Hagë, do të shoqërohet edhe me interpretime artistike nga emra të njohur të skenës shqiptare.
Në këtë marsh do të performojë një nga emrat më të mëdhenj të muzikës burimore dhe patriotike shqiptare, Ilir Shaqiri. Gjithashtu, në skenë do të ngjiten edhe artistët Lyrical Son dhe Arbnora Zogjani.
Pjesëmarrja e tyre i jep marshit një dimension të fuqishëm kulturor dhe kombëtar, duke e shndërruar atë në një tubim qytetar të unitetit, dinjitetit dhe solidaritetit.
Marshi i 17 shkurtit pritet të jetë ndër mobilizimet më të mëdha qytetare të mbajtura ndonjëherë në Kosovë, me një mesazh të qartë: drejtësi të paanshme dhe respekt për vlerat e luftës çlirimtare./Arbresh.info

Shtyhet për disa minuta ndeshja mes Dortmundit dhe Atalantas
Mbreti i Holandës uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarësisë
Milanoviç uron Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësi...
Kurti kërkon gjykatë ndërkombëtare për “turizmin e snajperëv...
Gjykata në Mynih e dënon me burg të përjetshëm kosovarin 34 ...
Galatasaray deklason Juventusin në ndeshjen e parë të play-o...