Ish ylli italian, Marco Materazzi ka zbuluar se çfarë i ka thënë Zinedine Zidane para se ky i fundit ta godiste me kokë.
Ish lojtari i Inter në finale të Kupës së Botës në vitin 2006 ishte goditur nga Zidane, i cili u përjashtua me karton të kuq, transmeton portali arbresh.info.
Materazzi ka zbuluar se çfarë kishte ndodhur dhe ka thënë se francezi e kishte abuzuar.

“Nuk e prisja, por kjo ishte që më shpetoi. Nëse do ta shihja që po mundohej, të dy do përfundonim me të kuq”.
“Isha duke e ruajtur, vazhdova të kërkoja falje kur reagonte keq. Herën e tretë e lashë të lirë. Ai me tha ‘Nëse do, mund ta marrësh fanellën time pas shpërndarjes së çmimeve’. I thashë ‘preferoj motrën tende'”, shpjegoi ai.
Kujtojmë se atë ndeshje arriti ta fitojë Italia me rezultat të ngushtë 1 – 0./arbresh.info.
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...