Mesfushori spanjoll, Juan Mata, ka zbuluar një gjë shumë interesante rreth ditës së parë të Zlatan Ibrahimovicit, si lojtar i Manchester United.
Rreth karakterit jashtë fushës, ka shumë anekdotat të treguara për sulmuesin suedez por ai sipas Matas, është një super djalosh dhe shumë i hapur me të tjerët.
Mata në një intervistë të dhënë për “Four Four Two”, ka zbuluar një gjë shumë interesante që Ibra kishte bërë në ditën kur ai u prezantua si lojtar i ‘djajve të kuq’.

“Sapo kishte ardhur dhe po sistemonte gjërat e tij. Nuk e kishim takuar sepse ne ishim duke zhvilluar fazën parapërgatitore dhe ai ishte vetëm me përgjegjësin e uniformave”.
“Ai është një lojtar që fiton respektin e të tjerëve vetëm nga mënyra si ecën. Pa djaloshin e ri dhe i tha: “Shpresoj ta dish se ka ardhur Zoti”. Djaloshi dridhej, nuk dinte ç’të bënte. Ibra shpërtheu në të qeshura. Gjithmonë e bën këtë”.
Ibrahimovic është rikthyer nga një lëndim shumë i rëndë dhe është i gatshmë përsëri për trajnerin portufez, Jose Mourinho. /arbresh.info/
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...