Cristiano Ronaldo ka folur rreth golit të shënuar mbrëmë ndaj Manchester United.
Cristiano Ronaldo ka thënë se ai nuk e kishte ditur që ka shënuar gol aq të bukur edhe pse Juventusi humbi në shtëpi 1 me 2 ndaj Manchester United.
“Nuk e kam ditur që ishte një gol aq i bukur”, ka thënë fillimisht portugezi.
“Kur shkova në zhveshtore e kam shikuar disa herë dhe e kuptova që kam bërë një lëvizje të mirë gjatë goditjes së topit”, ka përfunduar Ronaldo.
Portugezi ka thënë gjithashtu se ata kanë mundur t’i fitojnë tri pikë, po t’i konkretizonin rastet më herët
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin