Juan Mata ka folur rreth skuadrës së tij në garën evropiane, Liga e Evropës.
Manchester United ka fituar ndeshjen e kthimit ndaj Rostovit me rezultat 1-0, duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Evropës.
Mesfushori me tipare sulmues i Unitedit shënoi golin e vetëm në këtë fitore të ‘Djajve të Kuq’, duke përmbyllur një aksion të mirë të skuadrës së tij.
Mata ka deklaruar se skuadra e tij janë të interesuar të fitojnë çdo trofe që marrin pjesë, ndërsa Liga e Evropës është një mundësi më shumë për kualifikim në Ligën e Kampionëve, raporton Telegrafi.
“Ne gjithmonë kërkojmë të fitojmë çdo trofe që ne marrim pjesë”, ka thënë fillimisht Mata.
“Është mundësi e mirë që të luajmë në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër”, përfundoi mesfushori spanjoll.
Ndryshe, shorti ka dashur që Manchester United të takohet në çerekfinale me skuadrën e madhe belge, Anderlecht.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...