Adnan Januzaj ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e te në Manchester United dhe Marseille është i gatshëm të paguaj çmimin që “Djajtë e Kuq” janë duke kërkuar.
Marseille është duke udhëhequr garën për futbollistin e huazuar nga Sunderland sezonin e kaluar në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Anësori kosovar ka përfunduar një tjetër sezon dëshpërues me “Macet e Zeza” edicionin e kaluar si pjesë e skuadrës së David Moyes që përfundoi në fund të tabelës në Ligë. 22-vjeçari ka shënuar vetëm një herë gjatë kohës së tij në Sunderland dhe tani është rikthyer në Manchester United, ku ka ende një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale.
Sidoqoftë, Jose Mourinho është i gatshëm të shes reprezentuesin e Belgjikës dhe sipas raporteve në Francës, Marseille, udhëheq garën për shërbimet e tij.
Drejtori sportiv i Marseilles, Andoni Zubizarreta, thuhet se është në dijeni që Manchester United kërkon rreth 8.7 milionë deri në 13 milionë funta për Januzajn dhe ata janë të gatshëm për të transferuar atë në Stade Velodrome./arbresh.info
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026