Chelsea merr një lajm të mirë para sfidës së nesërme ndaj Leeds United, pasi trajneri Enzo Maresca ka konfirmuar se Cole Palmer është gati të nisë nga minuta e parë.
“Cole mund të startojë më në fund. Po, ai është i përgatitur për këtë”, deklaroi Maresca – duke i dhënë fund dyshimeve rreth gjendjes së lojtarit.
Trajneri italiani sqaroi se situata kundër Arsenalit ishte më e vështirë, pasi skuadra luante me një lojtar më pak dhe Palmer ende nuk ishte në formën optimale fizike.
“Plani është t’i japim minuta derisa të arrijë gjendjen për të përballuar 90 minuta, por tani është i gatshëm për të filluar ndeshjen”, theksoi ai.
Cole Palmer nuk luan nga fundi i muajit shtator pas lëndimit që pësoi në ndeshje me Manchester Unitedit./Arbresh.info
Vranësira dhe temperatura deri në 21°C, parashikimi i motit ...
Seancë për sulmin në Banjskë, sot jepen fjalët përfundimtare...
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat