Barcelona ka refuzuar ofertën e Sevillas për të nënshkruar me Ansun Fati në formë huazimi.
Arsyeja e refuzimit të ofertës së Sevillas nga Barcelona ka të bëjë me marrëdhëniet e tensionuara mes dy klubeve, që së fundmi janë prishur dhe duket se kanë arritur në një pikë të pariparueshme.
Sevilla është një nga klubet që kanë kërkuar një dënim të ashpër për Barcelonën që kur ka shpërthyer skandali Negreira në vitin 2024.
Madje në një ndeshje mes këtyre dy skuadrave të zhvilluar në Barcelonë vitin e shkuar, drejtuesit e Sevillas anuluan ftesën për darkë të përbashkët, gjë që qoi në acarimin e gjigantit katalanas, shkruan Sport.es.
Sevilla gjithashtu së fundmi kërcënoi se do të shkonte në gjykatë nëse Dani Olmo regjistrohet në La Liga me Barcelonën edhe nëse do të përmbushin kërkesat financiare të kërkuara prej tyre.
Pavarësisht nga marrëdhëniet e dobëta mes dy klubeve, Sevilla i ka pasur gjithmonë sytë tek Fati, i cili e filloi karrierën e tij në klubin e tyre përpara se të transferohej në akademinë La Masia të Barcelonës.
Trajneri Garcia Pimienta ka qenë në kontakt me Ansu Fatin madje i ka treguar edhe se si mendon që të fus në skuadër.
Por kjo ide ka marr një ‘jo’ nga Barcelona duke mos e pyetur aspak dëshirën e lojtarit. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...