Beppe Marotta ka konfirmuar se Chelsea “nuk ishin të përgatitur për të negociuar” me Interin për Olivier Giroudin, por ata “i kanë arritur prioritetet e tyre” në tregun e transfereve
Nerazzurri ka startuar me tri transferet e saj të fundit kundër Udineses sonte, Christian Eriksen, Victor Moses dhe Ashley Young.
“Ne jemi të kënaqur në përgjithësi në këtë afat kalimtar, pasi që ne dëshironin të rrisnim cilësinë e skuadrës dhe i kemi arritur objektivat e veta”, ka thënë CEO për Sky Sport Italia.
“Afati i janari është më shumë shfrytëzim i mundësive, por ne po ashtu kemi një përvojë të madhe për të marrë lojtarë cilësorë dhe shfrytëzuam këto opsione”.
A ka provuar Interi për ta transferuar Olivier Giroud nga Chelsea?
“Ne kishim disa prioritete, që ishin lojtarë që nënshkruam, kështu që jemi totalisht të kënaqur. Ne kishim edhe disa synime, njëri ishte Giroud, por Chelsea nuk ishin të përgatitur madje as të negociojnë me ne”. /Express
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, në rend dite interpelanca...
Dita e Kushtetutës, Rama: Themel i shtetit dhe garanci për t...
Thiery Henry kritikon gjyqtarin e ndeshjes Atletico – ...
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit