Beppe Marotta foli në rrjetet sociale të “Cronache di Spogliatoio”. Drejtori i Interit priti disa lojtarë të rinj në moshë në Qendrën Stërvitore të Suning të cilët e pritën edhe me pyetje të ndryshme.
Disa nga pyetjet drejtuar tij ishin për kapitenin e Interit, Lautaro Martinez, shkruan Arbresh.info.
Marotta tha se argjentinasi e do Interin aq sa klubi e do atë.
“Lautaro është një lojtar shumë i mirë, një baba i mirë dhe një futbollist që ka vlera të rëndësishme brenda tij. Ai e do Interin ashtu siç e do Interi atë dhe ai dëshiron të qëndrojë me ne. Dhe sigurisht ne jemi të lumtur ta mbajmë atë”, tha ai.
Tutje ai potencoi se Lautaro është një ikonë e Neroazurëve.
“Sot ai është një ikonë, sepse ka edhe shiritin e kapitenit. Kur i jep shiritin dikujt do të thotë se ka një ndryshim në krahasim me të tjerët”, potencoi Beppee Marotta
El Toro këtë sezon po zhvillon paraqitje fenomenale me Interin, ai është top golashënues në Serie A me 13 gola./Arbresh.info/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë