Drejtori i Inter-it, Beppe Marotta është i palumtur që iu mbaron kontrata Alexis Sanchez dhe Victor Moses, derisa insiston se nuk kanë diskutuar me talentin e Brescia, Sandro Tonali.
United sot (e mërkurë) njoftojë se Sanchez do rikthehet pasi të mbarojë Seria A, ndërsa nuk do lejohet të qëndrojë për Evropa Ligë, transmeton portali arbresh.info.
E njëjta çështje do të ndodh edhe me Victor Moses të Chelsea-s dhe për këtë nuk është i lumtur Marotta.

“Për Moses dhe Sanchez, në minutat e fundit arritëm marrëveshje për këto gjëra, por do jenë se paku për përballjen ndaj Getafe”, theksoi ai.
“Tonali ndoshta do jetë lojtar që mund t’i përshtatet Inter-it në të ardhmen. Tonali nuk admirohet vetëm nga unë, por edhe nga fansat e futbollit italian”.
“Është ende lojtar i Brescia dhe nuk kemi diskutuar me të, pavarësisht që kemi lidhje të mira”, deklaroi ai.
Për Tonali-n, Brescia kërkon se paku 50 milionë euro, ndërsa “Neurazurët” shihen si favorit./arbresh.info.
Tensione në Aeroportin e Vlorës, Pacolli: Punëtorët përballe...
Trump: Lufta mund të përshkallëzohet nëse Irani nuk jep përg...
Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë takon përfaqësuesit e...
Capital T dhe Adrola Dushi pozojnë së bashku, kaq bukur po d...
Irani ekzekuton edhe dy të burgosur të tjerë
Zyrtare: Ernest Muçi është përfundimisht futbollist i Trabzp...