Menaxheri i përgjithshëm i Interit, Beppe Marotta, thotë se derisa i kupton vështirësitë me të cilat po përballet trajneri Antonio Conte, italiani duhet të ketë më shumë durim.
Conte është ankuar se ende nuk e ka asnjë sulmues të njohur në skuadër, me Lautaro Martinezin ende në pushim pas obligimeve që kishte me Kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Amerikës dhe dështimin e deritanishëm për ta arritur marrëveshje për Romelu Lukakun dhe Edin Dzekon.
“Një sulmues do të jetë ekspert, një tjetër do të jetë një i ri me shumë potencial”, tha Marotta për Gazzetta dello Sport.
“Nuk do të përmend emra, nuk është e përshtatshme. Por e përsëris, detyra jonë është të ndërtojmë një ekip të fortë, duke i kërkuar lojtarët më të mirë të mundshëm. Shumicën e punës e kemi mbaruar tashmë”, shtoi ai.
Ai i bëri thirrje Contes të ketë më shumë durim sepse afati kalimtar veror është i gjatë.
“Ne i kuptojmë vështirësitë me të cilat përballemi. Mungesa e sulmuesve e kufizon atë shumë dhe e detyron të punojë më fort. Megjithatë, tregu është i gjatë ketë verë dhe ende nuk ka nisur mirë. Duhet të kemi më shumë durim”, shtoi ai/Gazeta Express/
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, në rend dite interpelanca...
Dita e Kushtetutës, Rama: Themel i shtetit dhe garanci për t...
Thiery Henry kritikon gjyqtarin e ndeshjes Atletico – ...
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit