Mario Balotelli është kapur në kamera duke kritikuar te trajneri Patrick Viera bashkëlojtarët e tij te OGC Nice.
Një video e publikuar në rrjete sociale që me shpejtësi është larguar më pas, zbulonte atë duke thënë se “ata nuk mund të bëjnë as dy pasime së bashku”, transmeton portali arbresh.info.
“Ata nuk mund të lidhin dy pasime së bashku, është vështirë të luash kështu”, i ka thënë Balotelli trajnerit Viera në atë video. “Kur ne bëjmë stërvitjet, me të vërtetë unë mbes pa fjalë”
Viera më pas ka kërkuar nga reprezentuesi i Italisë që të “jetë shembull” për bashkëlojtarët e tij dhe të “përfshihet” më shumë në skuadër.
Ndërkohë, raporte të ndryshojmë pretendojnë se ai dëshiron të “rikthehet te një klub i madh”.
SuperMario ka dështuar për të shënuar një gol të vetme deri tani këtë sezon në Liga 1./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...