Pas garës së meshkujve, radha ishte për atletet femra dhe shkëlqeu spanjollja Maria Perez, e cila u shpall kampione në ecjen 35 km, duke mbrojtur titullin e saj botëror me kohën 2:39:01.
Perez dominoi garën duke u shkëputur në gjysmën e dytë dhe në fund fitoi me një diferencë prej plot tre minutash ndaj rivaleve. Antonella Palmisano nga Italia, kampione olimpike e 20 km në Tokio katër vite më parë, kësaj here fitoi të argjendtën me kohën 2:42:24. Ndërsa për Ekuadorin, Paula Torres siguroi medaljen e bronztë me rekord kombëtar, 2:42:44.
Ky sukses është vetëm gjysma e asaj që Perez synon, pasi ajo shpreson ta përsërisë “dyshen e artë” të Botërorit të Budapestit 2023, ku fitoi titujt në 20 km dhe 35 km ecje sportive.
Kështu, dita e parë e garave në Tokio solli dy kampionë të mëdhenj: kanadezin Evan Dunfee dhe spanjollen Maria Perez./rtk
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...