Marco Asensio mund të largohet nga Real Madridi në mënyrë për të krijuar hapësirë për superyllin Neymar.
‘CalcioMercato’ raporton se ylli i ri është i pavendosur te kampioni i Spanjës pas thashetheme se Neymar mund të transferohet verën e ardhshme në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info.
Dyshja luajnë në të njëjtën pozitë si anësor në front dhe Asensio me sa duket beson se ai nuk do të marr shans për të vërtetuar vetën në rolin e tij të preferuar nëse arrihet një marrëveshje me brazilianin.

Thuhet gjithashtu se Neymar mund të largohet nga gjiganti në Liga 1, Paris Saint Germaini, pasi nuk është i kënaqur te kryeqyteti i Francës. Braziliani iu bashkua atyre nga Barcelona gjashtë muaj më parë për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro. Por, Neymar mund të rikthehet në formë sensacionale në Spanjë te rivali i përbetuar i Barcelonës.
Raporti shton se bordi i Real Madridit është duke humbur shpejtë besimin në Asension.
Po ashtu, thashethemet thonë se mesfushori Isco mund të qëndrojë gjithashtu jashtë linjave si rezultat i arritjes së Neymarit./arbresh.info/
Shkodër: Arrestohet 19-vjeçari, kapen rreth 164 mijë euro të...
Aksidenti në Mitrovicë/ Vdes 76-vjeçari, i cili u përplas mb...
Osmani takohet me Presidentin e Emirateve, forcojnë bashkëpu...
AUV bllokon qumështin për foshnje “Beba Supreme” 800 gram
Hungaria drejt zgjedhjeve në pranverë, Trump mbështet hapur ...
Gjykata i jep të drejtë ushtarakes së FSK-së, Ministria e Mb...