Marcelo nuk do të mund ta ndihmojë Realin sonte kundër Real Betis.
Pas Eden Hazard dhe Marco Asensios, edhe Marcelo nuk ka udhëtuar për në Sevilla, ku Real Madridi do të përballet sonte me Real Betisin.
Ai ishte në mesin e 22 futbollistëve të ftuar për sfidën e sotme, por lista është zvogëluar në 21, pasi Reali zyrtarisht ka konfirmuar se Marcelo nuk është i gatshëm për këtë ndeshje për shkak të disa shqetësimeve në shpin.
Derisa Hazard dhe Asensio, edhe pse ditëve të fundit kanë lënë prapa shqetësimet dhe janë stërvitur me ekipin – nuk janë ftuar për të mos i rrezikuar.
Zinedine Zidane thotë se janë gati, por do të punojnë edhe disa ditë me ta para se të zbresin në fushë për herë të parë këtë edicion.
Reali sonte në kuadër të xhiros së tretë në Spanjë, në Benito Villamarín do të përballet me Real Betis, skuadër që i mposhti Los Blancos sezonin e kaluar, raporton Gazeta Express.
Lojtarët e ftuar nga Zizu pa Marcelon e larguar nga lista.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë