Marcelo nuk do të paraqitet më në këtë sezon të La Liga.
Mbrojtësi brazilian i Real Madrid, Marcelo, do ta mbyll sezonin para kohe, si pasojë e një lëndimi, transmeton lajmi.net.
Raportime të ‘Marca’ bëjnë të ditur se lojtari nuk do të kthehet në fushën e blertë, pas dëmtimit në këmbën e majtë.
Lëndimi kërkon së paku tri javë kohë për t’u rikuperuar, bërë kështu që ai të mos mund të kthehet në kohë për një tjetër ndeshje të këtij edicioni.
Real Madrid është në rrugë të mirë për t’u shpallur kampion në La Liga. Mungesa e Marcelo shihet si mungesë mjaft e madhe, edhe pse ‘Los Blancos’ kanë alternativa për atë pozitë.
Mbetet të shihet se si do të menaxhojë Zinedine Zidane në rotacionet për formacion, pas mungesës së Marcelo.
Ylli i Holandës humb Kupën e Botës, nuk arrin rikuperimin me...
Këta janë dhjetë më të votuarit në LDK deri më tani
Këta janë 10 kandidatët për deputet më të votuarit deri më t...
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...