Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi, ka gjetur ritmin e tij më të mirë dhe po kthehet të jetë figura kryesore e skuadrës, shkruan mediumi i njohur spanjoll Marca.
Pas një periudhe të vështirë, Muriqi po rikthehet në formën e tij më të lartë, duke kontribuar mbi 50% të golave të skuadrës në La Liga këtë sezon.
Aktualisht, ai ka shënuar 8 gola në 13 ndeshje, nga gjithsej 15 gola të skuadrës, duke u barazuar me Robert Lewandowskin në vendin e dytë në garën për “Pichichi”.
Pas dy sezonesh të vështira ku shënoi vetëm 7 gola për çdo sezon, Muriqi duket se ka gjetur përsëri golin. Përpara fillimit të javës së 15-të, ai është lojtari më influent i të gjithë ligës përsa i përket pjesëmarrjes në golat e skuadrës së tij, me 8 nga 15 gola (53,3%).
Vetëm Kylian Mbappe i Real Madridit ka një përqindje të ngjashme, me 14 nga 29 golat e ekipit të tij (48,27%).
Një nga faktorët kryesorë të këtij rikthimi të Muriqit është bashkëpunimi me sulmuesin krahu nga Katalonia, Jan Virgili, i cili ka ndihmuar drejtpërdrejt Muriqin në tre gola deri më tani.
Prezenca e Virgilit në fushë ndryshon komplet qasjen taktike të trajnerit Jagoba Arrasate dhe krijon hapësira të përshtatshme për golat e Muriqit.
Nëse Muriqi vazhdon këtë ritëm, ai mund të thyejë rekordin e tij më të mirë në Mallorca. Në sezonin 2022-23, ai shënoi 15 gola dhe dha 3 asistime në 35 ndeshje, duke kontribuar me 40,5% të golave të skuadrës.
Ndërkohë, para javës së 15-të të asaj sezone, Muriqi kishte shënuar 7 gola, një më pak se këtë sezon.
Rikthimi i Muriqit si “Pirata” duket i plotë, dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, ai mund të regjistrojë sezonin më të mirë të karrierës së tij në ishull dhe të mbetet një nga sulmuesit më të frikshëm të La Liga-s. /Telegrafi/
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...