James Rodriguez është i zemëruar nga ngurrimi i Napolit për t’ia paguar Real Madridin shumën e parave që po e kërkon për shërbimet e tij dhe tani dëshiron t’i bashkohet Atletico Madridit, sipas gazetës spanjolle Marca.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurenttis dhe trajneri Carlo Ancelotti, theksuan se negociatat nuk po shkojnë drejt një përfundimi pozitiv dhe sugjeruan se mund të kenë objektiva tjera tani, transmeton Gazeta Express.
Besohet se kjo e ka zemëruar yllin kolumbian, i cili sapo është kthyer në Madrid nga huazimi dyvjeçar në Bayern Munich.
Real Madridi i kërkon 42 milionë euro për James, çmim që Atletico Madridi është i gatshëm ta paguajë, veçanërisht pas largimi të Antoine Griezmannit në drejtim të Barcelonës.
Sipas Marca, James ka vendosur se tani dëshiron të luajë për Diego Simeonen në Atletico.
21 Janari/ 15 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin...
15 vite nga 21 Janari, Rama: Krim shtetëror i pashembullt, d...
Kryetari i Kuvendit bën homazhe te varri i Ibrahim Rugovës
“Franga, dollar dhe euro”, qytetarët gjejnë kuletën dhe e do...
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova