Santiago Solari nuk do të qëndrojë për një kohë të gjatë si trajner i Real Madridit, thotë Diego Maradona.
Emërimi i Solarit deri në vitni 2021 në krye të ekipit mbretëror u bë pasi ai fitoi katër ndeshje rresht.
Maradona e krahasoi vendimin që t’i jepet një marrëveshje Solarit deri në vitin 2021 me situatën në stolin argjentinas.
“Mendoj se në dy rastet, si te Reali si te Argjentina, trajnerët e sapo emëruar (Solari dhe Scaloni) nuk kanë përkrahjen e ekipeve”.
“Sidoqoftë, nëse ata janë emëruar, është për shkak të përkrahjës nga Federata e Argjentinës (AFA) dhe nga presidenti i Real Madridit, por nuk mendoj se do t’iu zgjasë”.
CONFIRMED: Zidane leaves Real Madrid after winning the #UCL three years running ??? pic.twitter.com/cUakusNcDf
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 31, 2018
“Trajnerët kanë periudhë sa zgjasin te një klub dhe e tyre nuk do të jetë e gjatë”, u shpreh Maradona.
Real Madridi vazhdon ringritjen në La Liga pasi mbeti prapa në luftën për pozitat e para në tabelë pas një prej starteve më të këqija në histori me teknikun Julen Lopetegui.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?