Ikona e Napolit, Diego Maradona beson se është personi i duhur për të drejtuar Manchester United por paralajmëron Juven se Paul Pogba “nuk punon mjaftueshëm”.
Maradona vazhdon të jetë një figurë e talljeve në Angli, por trajneri i Dorados nuk heq dorë nga deklaratat në lidhje me kampionatin e Premierë Ligës, transmeton portali arbresh.info.
“Nëse Manchester United ka nevojë për trajner, unë janë personi i duhur për këtë”, ka thënë fillimisht ai.
“E di se ata shesin shumë fanella në mbarë botën, por ata kanë nevojë për të fituar trofe gjithashtu. Unë mund ta bëjë këtë për ata”
“Manchester United ka qenë klubi im favorit anglez për një kohë të gjatë. Ka pasur shumë lojtarë të mrekullueshëm dhe një skuadër të shkëlqyer nën udhëheqjen e Alex Fergusonit”
“Por, tani unë duhet të them se është Man City. E di se nuk duhet ndryshuar këtu, por është për shkak të Gun Agueros. Ne flasim shumë dhe ai luan në një ekip shumë të mirë”
“Te United më pëlqen Ander Herrera. Unë kam luajtur në Old Trafford [në vitin 1983-84 në çerekfinale të Kampionatit Botëror]. Çfarë zhurme, si La Bombonera”
Juventusi është përfolur për rikthimin e Pogbas këtë verë, por çfarë mendon 55-vjeçari për francezin?
“Nuk punën mjaftueshëm”, shton ai./arbresh.info/
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...