Maradona fejohet me të dashurën 29 vjeç më të re

18:48 | 25 Korrik 2018
Arbresh Info

Diego Maradona më në fund i ka dhuruar unazën e fejesës të dashurës së tij Rocio Oliva në ditëlindjen e saj të 28-të.

Çifti duken të vendosur të martohen katër vite pasi legjenda e çuditshme fillimisht i propozoi asaj, transmeton portali arbresh.info.

Ikona e Argjentinës thuhet se i ka dhënë unazën gjatë një feste që është mbajtur në zonën Bella Vista të kryeqytetit të Argjentinës, Buenos Aires, në ditëlindje të saj.

57-vjeçari i prezantoi Olivias një unazë diamanti dhe i kërkoi asaj të martohet me të para 45 personave të ftuar.

E dashura e tij i tha “PO” dhe dyshja thuhet se festuan më pas me shampanjë.

Sipas disa raporteve, nëna e Olivas, Monciaa, dhe motra e Maradonas, Jana, shpërthyen në lot menjëherë pas shfaqjes së unazës.

“Jam shumë e lumtur sepse kjo është ditëlindja ime e fundit si një vajzë beqare dhe mund ta ndaj këtë me gjithë ju”, u ka thënë Olivia mysafirëve, transmeton portali arbresh.info.

“Dëshira ime për sot dhe përgjithmonë është që të jem i lumtur me Diegon, për nënë time dhe gjyshen Chiche të jetojmë përgjithmonë dhe kam dëshirë që të gjithë që i dua të jenë të shëndetshëm”

Në këtë festë raportohet të ketë kënduar këngëtari argjentinas El Polaco.

Maradona është takuar me Olivan në vitin 2012 pasi u divorcua me gruan e tij Claudia Villafane pas 17 viteve martesë në vitin 2003.

Ai fillimisht i kërkoi Olivas të martohet me të në Romë gjatë muajit shkurt të vitit 2014, por çifti më në fund mund të caktojnë tani datën e martesës.

Olivia është një ish futbolliste që ka luajtur për disa klube të ndryshme në Argjentinë.

Ata janë parë së bashku në Kampionatin Botëror duke u puthur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale