Mario Mandzukic ka zbuluar se vendimi i tij për të nënshkruar vazhdimin e kontratës te Juventusi erdhi nga një mentalitet i dyanshëm fitues dhe dëshirës për sukses.
Reprezentuesi kroat vendosi lapsin në një marrëveshje që do e mbajë atë te kampioni në Serie A deri në qershor të vitit 2021 derisa vazhdon të jetë në kërkim të trofeut të tretë radhazi në Serie A dhe aq triumfeve të tjerë në Kupë të Italisë gjatë tri sezoneve në klub, transmeton portali arbresh.info.
“Kam shijuar momente të bukura këtu dhe kam një raport të shkëlqyer me klubin”, ka thënë ish sulmuesi i Bayern Munichut për faqen zyrtare të Juves pas rinovimit.
“Ambiciet e Juventusit janë të njohura mirë për tu përpjekur për të fituar çdo trofe të mundur. Ky mentalitet ka qenë gjithmonë në ADN-ën e klubit dhe unë jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre të mrekullueshme”
“Gjëja më e rëndësishme është të jesh një fitues dhe përveç se të shënosh gola këtu janë edhe shumë mënyra për t’i ndihmuar bashkëlojtarët e mi. Jam shumë i kënaqur që njerëzit e vlerësojnë këtë, veçanërisht tifozët tanë të mrekullueshëm”
Mandzukic ka shënuar 43 gola brenda 158 paraqitjeve për “Zonjën e Vjetër” qysh pas arritjes së tij nga Atletico Madridi në vitin 2015./arbresh.info/
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut
Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë tit...
SHBA pret përgjigjen e Iranit, Britania dërgon luftanije në ...
Anija “MV Hondius” ku shpërtheu hantavirusi mbërrin në porti...