Max Allegri ka përzgjedhur skuadrën e Juventusit për ndeshjen gjysmëfinale për Kupë të Italisë ndaj Napolit dhe Mario Mandzukic nuk gjendet askund.
Takimi i parë përfundoi 3 me 1 në Turin, por gjithçka do të vendoset në ndeshjen që zhvillohet në ‘Stadio San Paolo’ vetëm disa ditë pas ndeshjes mbrëmjen e së dielës në Serie A që përfundoi me rezultat 1 me 1, transmeton portali arbersh.info.
Mandzukic luajti në atë ndeshje, por kishte problem me një inflamacion në gju për shkak të së cilit u detyrua edhe të zëvendësohet gjatë detyrës me skuadrën kombëtare.
Sulmuesi kroat nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Napolit duke lënë Allegrin me vetëm tre sulmues: Gonazlo Higuainin, Paylo Dybalan dhe Juan Cuadradon./arbresh.info
Skuadra e plotë e Juves ndaj Napolit: Buffon, Neto, Audero, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Barzagli, Bonucci, Dani Alves, Rugani, Lichtsteiner, Pjanic, Khedira, Marchisio, Lemina, Asamoah, Sturaro, Rincon, Mandragora, Cuadrado, Higuain, Dybala
Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sot para gjykatës
Bisedimet bërthamore ShBA-Iran do të rifillojnë sot në Gjene...
Moti sot në Shqipëri
Kërkohet drejtësi për gratë shqiptare të dhunuara gjatë luft...
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët