Roberto Mancini , ish-trajneri i Interit dhe i ekipit kombëtar italian, mund të bëhet trajneri i ri i Milanit këtë verë.
Football Italia raporton se Mancini është ndër kandidatët për pozicionin që së shpejti do të mbetet bosh te Rossonerët.
Milani planifikon të ndahet nga trajneri aktual Sergio Conceicao këtë verë dhe po kërkon të fillojë një cikël të ri me një specialist italian.
Roli më i fundit i Mancinit ishte ai i trajnerit kryesor të ekipit kombëtar të Arabisë Saudite, të cilin e la në fund të tetorit të vitit të kaluar.
Andaj, Milani ka shpresën se Mancini është njeriu i duhur për të rikthyer skuadrën në majat e futbollit italian dhe evropian. /Telegrafi/
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...