Roberto Mancini e ka nderuar klauzolën për ta zgjatur kontratën si trajner i Italisë deri në vitin 2022, pasi i udhëhoqi të kaltrit drejt sigurimit të pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian 2020.
Në kohën kur u emërua trajner i Italisë vitin e kaluar, Mancini dhe drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit u pajtuan për këtë klauzolë, transmeton Gazeta Express.
Sipas mediave italiane, Mancini ka vendosur t’i përkushtohet Kombëtares të paktën deri në Kupën e Botës 2022 në Katar, për shkak se është i bindur dhe entuziast, si dhe ka besim në gjeneratën e re të futbollistëve italianë.
Ish-trajneri i Interit dhe Manchester City e ka ripërtërirë Italinë, duke ia siguruar pjesëmarrjen në Euro 2020 në stil dhe duke thyer rekord, pas shtatë fitoreve në shtatë ndeshje dhe tri ndeshje para se të përmbyllet fushata kualifikuese.
Vetëm para dy vjetëve, Italia e arriti pikën më të dobët në histori të saj, duke dështuar të kualifikohej për Kupën e Botës Rusia 2018./Express/
Kabineti i Osmanit takim me zyrtarin e DASH, i kërkojnë kthi...
Rama në 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut: Rilindje e nj...
Kroacia nënshkruan marrëveshje për të blerë 44 tanke Leopard...
Pas dy fitoreve radhazi, Vëllaznimi mposhtet në Gjakovë nga ...
Basha në hapjen e ekspozitës “E vërteta, kujtesa, drej...
Fitore në stilin kampion, Trepça arrin të triumfoj me rikthi...