Një “sfilatë’, që mund të vlejë për ta si ikona të kombëtares axurre. Portieri 41-vjeçar pritet të rikthehet në fushë përkrah ish- partnerit të tij të vjetër, që tani luan në anën tjetër të botës.
Gigi Buffon dhe Daniele De Rossi, dy nga protagonistët e triumfit në Botërorin 2006 mund ta riveshin shpejti fanellën blu, të kombëtares së tyre.
Roberto Mancini e konfirmoi këtë (në të vërtetë e përsëriti) dje, në ceremoninë e prezantimit të marrëveshjes së re midis “Rai” dhe FIGC për ekskluzivitetin televiziv deri në Kupën e Botës së Katarit, më 2020.
“A do t’i thërras në kombëtare Buffon dhe De Rossi? Kjo ishte një ide e presidentit Gravina, që u përqafua nga unë. Ata janë dy veteranët e vetëm nga Kupa e Botës 2006, që ende luajnë, prandaj do të ishte një gjë e bukur. Me ne në Kampionatin Europian? Jo, mbase në Kupën e Botës”, – tha ai me shaka, duke shpjeguar domethënien e thirrjes së tyre në kombëtare.
“Bëhet fjalë për dhënien e një çmimi dhe mundësinë për ta përshëndetur me ceremoni speciale fanellën blu, për të cilën kontribuan në mënyrë të vendosur dhe i shtuan yllin e katërt”. /Telesport/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...