Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka hedhur poshtë çfarëdo mundësi që mesfushori Paul Pogba të kthehet në Juventus.
Thashethemet se Pogba do ta lërë Unitedin dolën përsëri në sipërfaqe gjatë ndeshjeve të Kombëtareve, pasi francezi e pranoi se është ëndërr e çdo futbollisti të luajë për Real Madridin, duke e alarmuar Juventusin.
Megjithatë, Solskjaer ka thënë të hënën për BBC se Pogba nuk kishte folur për veten kur i kishte bërë ato deklarata.
“Ai nuk foli për veten. Ai tha se çdo kush do të donte të luajë për Real Madridin”, tha Solskjaer për BBC.
“Paul është i lumtur këtu dhe po luan mirë. Ai do të jetë pjesë e madhe e skuadrës. Ne duam ta ndërtojmë ekipin përreth tij dhe kjo nuk ka ndryshuar”, shtoi ai.
26-vjeçari i ka shënuar nëntë gola që prej se norvegjezi e zëvendësoi Jose Mourinhon në dhjetor. /Gazeta Express/
Haxhiu njofton për kohën e varrimit të babait të saj
Kurti për Eliot Engel: Mirënjohje e përhershme për shërbimin...
Këto janë duelet më interesante në top-ligat europiane sot
Ndalohet në Mitrovicë të Veriut një shtetas i Serbisë, dysho...
Ndalohet shtetasi serb në Jarinje, i konfiskohen materiale n...
Policia zbulon substancë narkotike në burgun e Dubravës, kat...