Manchester United e ka vuajtur jo pak mungesën e një lojtari me peshë në majën e sulmit dhe kjo ishte edhe arsyeja kryesore që drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” firmosën me Edinson Cavanin.
Megjithatë, uruguaiani është gati në fund të karrierës së tij dhe nuk është zgjedhje e parë për formacionin e trajnerit Solskjaer.
Kështu, drejtuesit e United kanë hedhur sytë përsëri në merkato dhe kanë piketuar Andre Silvan.
Portugezi ka mahnitur me formën e treguar te Frankfurt, sidomos gjatë këtij sezoni, ku në Bundesligë ka shënuar plot 18 gola në 20 ndeshje.
Sipas raportimeve të fundit nga “Sky Germany” bisedimet mes Frankfurt dhe United kanë nisur, me anglezët që kanë gati ofertën e parë, që thuhet se është rreth 30 milionë euro.
Kujtojmë se Andre Silva ka qenë më parë pjesë e Milanit Sevillas dhe Portos.
Një muaj paraburgim për ‘Mossin’ dhe dy shokët e tij për sul...
Kurti refuzon të komentojë për shpërndarjen e Kuvendit: Dekl...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...
Kurti dhe kabineti qeveritar bëjnë homazhe në Prekaz për 28-...
Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Qëndresa e tyre përmbysi sh...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...