Manchester United udhëton me shumë mungesa në Paris

20:26 | 4 Mars 2019
Arbresh.info

Manchester United pritet të ketë punë të vështirë në udhëtim në Champions League, te Paris Saint-Germain në udhëtim.

Skuadra angleze tani do të udhëtojë për në Parkun e Princave për të kërkuar përmbysjen e rezultatit prej 2:0.

Por, problemet për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer nuk kanë të ndalur për këtë takim.

“Djajtë e Kuq” në këtë takim do të udhëtojnë pa plotë tetë futbollistë. Lingard, Mata, Herrera, Darmian, Jones, Valencia dhe Sanchez janë të lënduar, transmeton KTV.

Ndërsa, Paul Pogba nuk do të ketë të drejt të luajë për shkak të kartonit të kuq, gjersa Anthony Martial mbetet në dyshim për këtë takim.

Shpërndaje në rrjete sociale