Trajneri Jose Mourinho do të kërkojë me çdo kusht të sjellë në “Old Trafford” mbrojtësin brazilian të Juventusit, Alex Sandro, duke i dhënë atij një pagë stratosferike.
Manchester United do të investojë te braziliani këtë verë, duke e parë atë si një prej mbrojtësve më të mirë të momentit. Edhe më parë, skuadra britanike e ka përfshirë mbrojtësin e Juves në dëshirat e merkatos. Por, duket se tani janë pjekur kushtet për transferimin e tij.
Juventusi zbuloi pak javë më parë se ka arritur marrëveshjen për Darmian dhe rikthimi në Itali i mbrojtësit lidhet me shumë gjasa me largimin e brazilianit. Alex Sandro ishte në verë shumë pranë Chelsea, por përfshirja e Manchester United trazoi ujrat. Skuadra nga “Old Trafford” i ka ofruar mbrojtësit një pagë prej 165 mijë eurosh në javë, dyfishin e pagës aktuale, pagë të cilën Juve nuk e përballon dot.
Ndër të tjera, Manchester United e vlerëson futbollistin rreth 80 milionë euro, që duke përfshirë Darmianin, mund të shkojë në 50 milionë euro në arkën e Juves.
Irani godet aeroportin e Dubait, raportohet për të lënduar
FBI rrit gatishmërinë brenda ShBA-së, frikë nga aktivizimi i...
Zyrtari izraelit: Khamenei ka vdekur dhe trupi i tij është g...
Netanyahu: Po rriten shenjat që thonë se është vrarë udhëheq...
Protesta në Tiranë: I vihet zjarri ish-vilës së Enver Hoxhës
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...