Manchester United është duke tentuar që të përforcojë fazën defanzive edhe më tej.
Djajtë e Kuq duan ta transferojnë një rival për Harry Maguiren dhe Raphael Varanen, duke e bërë konkurrencën në skuadër më të ashpër.
Sipas asaj që raporton Fichajes, Manchester United është duke tentuar që të transferojë Jules Kounden nga Sevilla.
Mbrojtësi e kërkoi largimin nga skuadra spanjolle në këtë verë, pasi Chelsea kishte interesim të madh për të.
Mirëpo, Sevilla vazhdoi me ngritje të çmimit të lojtarit, duke bërë që The Blues të tërhiqeshin nga gara.
Kështu, në janar, pritet të jetë një garë e ashpër mes të dyja skuadrave për Kounden që aktualisht vlen rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...