Manchester United kërkon transferimin e një sulmuesi për sezonin e ri, pasi holandezi Wout Werghost pritet të rikthehet te Burnley.
Gjgianti anglez nuk ka një sulmues qendror për sezonin e ri dhe disa emra ndodhen në listën e trajnerit holandez Erik Ten Hag.
Megjithatë objektivi kryesor i Djajve të Kuq mbetet portugezi Goncalo Ramos i cili po kalon nëpër një formë të shkëlqyer me fanellën e Benficës.
21-vjeçari në 38 ndeshje zyrtare këtë edicion ka shënuar 25 gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë, duke qenë portugezi më në formë.
Gazetari italian Rudy Galetti ka deklaruar se Djajtë e Kuq janë të gatshëm të shpenzojnë 80 milionë euro në verë për transferimin e portugezit, por duket se kjo ofertë nuk do ta kënaq Benficën, shkruan telegrafi.
Gjiganti portugez është i vendosur që ta mbajë Goncalo Ramosin derisa të dalë një klub dhe ta paguaj klauzolën e tij prej 120 milionë eurove.
Përveç Djajve të Kuq, interesim për top sulmuesin portugez ka shfaqur edhe Juventus, Bayern Munich dhe Real Madrid.
??️ #ManUTD opened talks with #Benfica to reach an agreement for Gonçalo #Ramos.
? #MUTD could get to €80m, but it may not be enough.
? Meanwhile, the ?? club is monitoring some players as a replacement.
? More info ?https://t.co/PT0swiBBxz
— Rudy Galetti (@RudyGaletti) April 9, 2023
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...
Osmani pas rezultateve preliminare: Ky është veç hapi i parë...