Drejtori i Manchester United, John Murtough, ka njoftuar se ekipi ka filluar të kërkojnë një trajner të ri.
Ralf Rangnick është përkohësisht deri në fund të sezonit në stol te Djajtë e Kuq pasi zëvendësoi Ole Gunnar Solskjaer në nëntor.
Por Manchester United janë duke kërkuar një trajner të përhershëm që do i rikthente ata në gara për trofetë.
“Jemi duke kryer një proces të plotë për emërimin e një trajneri të ri të përhershëm, i cili do të marrë drejtimin këtë verë. Me objektivin që të na kthejë në garat për titujt në Angli dhe Evropë”, tha Murtough, përcjell lajmi.net.
Dy nga trajnerët që flitej se mund ta drejtojnë United janë Mauricio Pochettino dhe Erik ten Hag. Manchesteri po kërkojnë që cili do të jetë pasuesi i Rangnick të arrijë ta ndihmojnë skuadrën të fitojnë tituj.
Të dy si Pochetino ashtu edhe Erik kanë qenë të suksesshëm me ekipet e tyre respektive./Lajmi.net/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...