Pas transferimit të parë këtë verë, Manchester United është duke punuar shumë për të arritur transferimin edhe të një lojtari tjetër.
Manchester United finalizoi dje transferimin e ish mbrojtësit të Benficas, Victor Lindelof, për një tarifë prej 31 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, “Djajtë e Kuq” thuhet se mund të rrëmbejnë sulmuesin e Real Madridit, Alvaro Moratan, në fillim të javës së ardhshme për 65 milionë funta.
Morata është shënjestra kryesore në United e trajnerit Jose Mourinho derisa raporte të ndryshme pretendojnë që 24-vjeçari mund të finalizojë këtë javë testimet mjekësore.
Zlatan Ibrahimovic shënoi 17 gola në Premierë Ligë sezonin e kaluar, por sulmuesi suedez u lirua nga detyra e tij te gjiganti anglez këtë verë duke detyruar trajnerin portugez të reagojë për të nënshkruar me një sulmues tjetër të madh./arbresh.info

Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?