Klubi anglez, Manchester Unitedi ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen e rrugëve me yllin spanjoll, Juan Mata.
Pas Paul Pogbas dhe Jesse Lingard, tani i ka ardhur radha spanjollit Mata për t’u larguar nga Old Trafford.
Është vet klubi anglez që ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare largimin e mesfushorit kreativ spanjoll.
“Manchester United mund të konfirmojë se Juan Mata do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të përfundojë këtë verë”, thuhet në njoftimin e Unitedit.
Mesfushori 34-vjeçar iu bashkua Djajve të Kuq në janar të vitit 2014 dhe vazhdoi të luajë 285 ndeshje, duke shënuar 51 gola dhe duke fituar katër trofe.
Ai bëri paraqitjen e tij të fundit në ndeshjen e fundit të sezonit 2021/22 në udhëtim te Crystal Palace më 22 maj.
Mata kishte fituar tashmë Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe Ligën e Evropës – të gjitha me Chelsean – kur Unitedi e nënshkroi atë më 26 janar 2014.
Përveç kësaj, mesfushori ishte pjesë e kombëtares së Spanjës, e cila fitoi Kupën e Botës në vitin 2010 përpara se të triumfonte në Kampionatin Evropian në 2012./arbresh.info/
Vazhdon shkëlqimi i “Makazzes”, Na’Vi e nis me fitore Blasti...
Zbatimi i Ligjit për Automjete dhe të Huaj, Sveçla mbledh zy...
E jashtëzakonshme: Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një n...
Spanja ndan 1 miliard euro të tjera në ndihmë ushtarake për ...
KEDS del me njoftim, tregon se ku do të ndalet rryma nesër
Rasti i rëndë i 5-vjeçarit në Lipjan, reagon Action for Moth...