Organizata Action for Mothers and Children ka shprehur shqetësim për rastin e 5-vjeçarit në Lipjan, i cili dyshohet se u keqtrajtua nga prindërit.
Kjo organizatë bën thirrje për vënien para përgjegjësisë të autorëve të rastit.
“Bëjmë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijës dhe për vënien para përgjegjësisë, në mënyrë të plotë, të personave përgjegjës. Asnjë fëmijë nuk duhet kurrë të përjetojë dhunë apo neglizhencë”.
“Mbrojtja e fëmijëve nga dëmtimi është një përgjegjësi e përbashkët e familjeve, komuniteteve dhe institucioneve. Çdo fëmijë meriton të rritet i sigurt, me dashuri dhe i lirë nga frika dhe dëmtimi”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.
Prindërit e 5-vjeçarit në rastin që ka tronditur opinionin janë arrestuar dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...