Ylli shqiptar në CS2, Drin “Makazze” Shaqiri po vazhdon shkëlqimin edhe pas atij triumfi në ESL Pro League, ku u shpall lojtari më i mirë i turnirit.
Ai sot me skuadrën e tij e nisi një tjetër event me fitore. Bëhet fjalë për Blast Open, ku Na’Vi fitoi ndeshjen e parë ndaj B8, shkruan Arbresh.info.
“Makazze” me shokë triumfin (2:1) me mapa, ku e nisën në mënyrë fantastike “Miragen”, ku triumfuan 13:9.
Më pas, B8 u rikthye në “Ancient” dhe pas dy vazhdimeve fitoi 19:17 për ta dërguar ndeshjen në mapin e tretë.

Në “Dust 2”, i jashtëzakonshëm ishte ylli shqiptar “Makazze” ku i vetëm e fitoi këtë map, duke arritur 26 eliminime. Në fund Na’Vi triumfoi 13:7 për të vazhduar tutje.
Në tre mapat, Drini pati 70 eliminime më shumë se çdo lojtar tjetër.
Ndeshjen e radhës skuadra e tij e luan ndaj Falcons të premten, dhe me një fitore aty do ta siguronte pjesëmarrjen në çerekfinale të këtij eventi./Arbresh.info

Kuvendi miraton edhe Projektligjin për Lojërat Mesdhetare ...
Vdiq në moshën 90-vjeçare, kush ishte Rexhep Qosja
Vlerësim i Pentagonit: Pastrimi i minave në Ngushticën e Hor...
“Lamtumirë shqiptar i mirë”, Edi Rama mesazh ngushëllimi për...
Rama emëron Bujar Gashin drejtor të Shëndetësisë në Prishtin...
Arbnor Rifati i çon mesazh FBK-së: Superliga me 10 ekipe