Manchester United është duke u përfolur për transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Jordi Albas.
29-vjeçari iu bashkua Barcelonës nga Valencia në qershor të vitit 2012 dhe me shpejtësi arriti të kthehet në një lojtar kryesor në Camp Nou duke bërë më shumë se 250 paraqitje dhe duke fituar një numër të madh trofesh, transmeton portali arbresh.info.
Por, a mund t’i vije fundi këtij qëndrimi të suksesshëm?
‘TalkSPORT’ dhe gazeta spanjolle ‘Mundo Deportivo’ janë duke pretenduar se Jose Mourinho dëshiron të sjellë mbrojtësin e krahut të majtë në Old Trafford.
Thuhet se Albas, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2020, nuk i është ofruar vazhdimi i kontratës nga gjiganti katalunas dhe do të mendoj tani për opsionet e tij./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës