Manchester United-i është shumë afër që të kompletojë transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë së Porto-s, Alex Telles.
Sipas Correio da Manha, Porto është shumë afër që ta shesë brazilianin të “Djajtë e Kuq”, edhe pse çmimi ende nuk është arritur, transmeton portali arbresh.info.
United-i është duke provuar që sa më parë ta transferojë, ngase e shohin si lojtari ideal që do e përforcojë skuadrën në pozitën e Luke Shaw.

Klubi anglez ka ofruar rreth 35 milionë euro, derisa gjiganti portugez kërkon më shumë.
Nëse realizohet ky transferim, për United-in do jetë transferimi i dytë për këtë afat veror sepse deri me tani kanë transferuar vetëm Donny van de Beek nga Ajax-i./arbresh.info.
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...