Manchester United ka shënuar fitore ndaj Reading me rezultat 3-1 për të kaluar në 1/8 e FA Cup.
Pjesa e parë edhe përkundër rasteve nuk solli gola, pasi ishte edhe VAR që anuloi një të tillë të shënuar nga Marcus Rashford.
Me të filluar pjesa e dytë Manchester United gjeti golin e epërsisë, kur shënoi Casemiro për 1-0.
Sërish pas këtër minutash ishte Casemiro që shënoi për 2-0.
United siguroi fitoren në minutën e 67-të, kur Fred shënoi për 3-0, ndërsa pak minuta më herët Andy Carol u largua nga loja me karton të kuq, shkruan telegrafi.
Krejt çka bëri Reading ishte një gol i shënuar nga Amadou Salif Mbengue për 3-1.
Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Manchester United kaloi tutje.
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...