Manchester United ka filluar bisedimet me Bordeaux për talentin e tyre, Malcolm.
“Sportsmail” bisedimet janë duke u zhvilluar për 20 vjeçarin që të transferohet muajin e ardhshëm dhe të rikthehet në Bordeaux huazim deri në fund të këtij sezoni, transmeton arbresh.info.

Bordeaux ka vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh për talentin brazilian. Por, këtë çmim djajtë e kuq nuk janë të gatshëm ta paguajnë dhe do të ofrojnë 33 milionë euro.
Malcolm në gjigantin francez u transferua vitin e kaluar nga Corinthias dhe ka shënuar shtatë gola në 18 ndeshje këtë sezon.

Bordeaux ka një marrëveshje me ‘zotërinjsh’ me lojtarin se ai mund të largohet në verë dhe nuk ka klauzolë. /arbresh.info/
Alvarez futet në “radarin” e Perezit, Atletico g...
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...