Dy klubet angleze, Manchester United dhe Everton i janë bashkuar garës për transferimin e mbrojtësit të PSG-së, Thomas Meunier.
Meunier është duke konsideruar largimin nga “Parkun e Princave”, pasi është afër skadimit të kontratës dhe ka humbur pozitën në formacionin e parë, transmeton portali arbresh.info.
Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund që disa muaj kanë interesim për Meunier, por ende asnjëri nga klubet nuk i ka bërë ndonjë ofertë zyrtare lojtarit.

Sipas Le 10 Sport, edhe dy gjigantët anglez janë hyrë në garë, ngase dëshirojnë të përforcojnë mbrojtjen dhe Meunier shihet si lojtari i duhur.
Belgu këtë sezon ka bërë 26 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar një gol dhe kontribuar me dy asistime./arbresh.info.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja